Er-Rahman 1-16; I Gjithmëshirshmi (1) Të mëson Kur’anin (2) E krijon insanin, (3) E mëson të flasë. (4) Dielli dhe hëna lëvizin sipas një llogarie, (5) Edhe bari e lisat përulen, (6) Kurse qiellin atë e ka ngritur dhe në të ka vendosur peshojën, (7) Që të mos e kaloni kufirin në peshim. (8) Andaj matni drejt dhe mos e lini mangut në peshojë! (9) Kurse tokën e ka shtuar për krijesat, (10) E në të ka pemë, hurma në frute dhe lule, (11) Edhe drith me kallinj me lule erëmira, (12) Po cilën dhunti të Zotit tuaj